NATO përmbylli Samitin në Rumani me një mesazh të qartë për Ballkanin Perëndimor. Aleanca u zotua të ndihmojë vendet e rajonit tonë, por edhe më gjerë, të cilat përballen me presion të lartë nga Rusia.
Për të treguar seriozitet në këtë drejtim, në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht, ishin të ftuar dhe ministrat e Jashtëm të Bosnjë-Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.