LajmeRajon

Pretendimet se u shërbyen me informata të inteligjencës serbe, Prokuroria e Hagës s’pranon të flasë

Një prej shtyllave të Prokurorisë Speciale të Hagës, amerikani Jack Smith ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita Prokurorit të Specializuar për shkak të një angazhimi që ia kanë dhënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emri dhe koha se kur do të ndodh zëvendësimi i tij ende nuk dihen. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Chris Bennett ka thënë se largimi i tij s’do të ndikojë në punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe se punën e Smith tani po e bën ushtruesi i detyrës Alex Whiting.

“ Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar ka saktësisht të njëjtat autorizime si një prokuror i specializuar dhe më parë ka qenë Zëvendës Prokuror Specialist. Prandaj nuk do të ketë asnjë ndërprerje në punën e PSP-së në asnjë aspekt. Nuk ka ende një afat kohor për emërimin e një Prokurori të ri Specialist. Prandaj do t’ju informoj sapo të kem këtë informacion”, ka thënë Bennet.

Ndërkohë Bennett s’ka pranuar që të komentojë lidhur me pretendimet e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emerson, lidhur me atë së Prokuroria e Hagës është shërbyer me informacione nga njerëz të lidhur me inteligjencën e Serbisë për rastin kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Sa i përket pyetjes suaj të dytë, nuk mund të komentoj për procedurat në vazhdim. Megjithatë, do t’ju tërheq vëmendjen ndaj dosjeve përkatëse kur ato të bëhen publike”, ka thënë Bennett kur është pyetur nga Express për pretendimet e Emerson dhe përmendjen e Jack Smith .

Në një dokument të mbrojtjes të publikuar ditë më parë në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale pretendohet se një person që ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale kundër Thaçit dhe Kadri Veselit është shërbyer me informacione nga inteligjenca e Serbisë.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson thotë se lidhja e këtij personi me inteligjencën serbe është e qartë, meqë në transkriptë personi në fjalë njofton Prokurorinë Speciale të Hagës për planin e tij që të udhëtojë në Beograd e ku do të takojë burimin e tij dhe të marr më shumë përgjigje.

Për gjithë këtë, ekipi mbrojtës i Kadri Veselit kanë kërkuar që të kenë qasje në komunikimet që këta persona kanë pasur me Prokurorinë Speciale të Hagës, kanë kërkuar “Screenshot” të bisedave dhe gjithashtu përmendin edhe kontaktet që janë bërë me Jack Smith si Prokuror i Specializuar  i cili tashmë s’është pjesë e Prokurorisë.

Gjithashtu kanë kërkuar qasje të plotë në të dhënat e paredaktuara të të gjitha kontakteve me të cilat ka biseduar Zyra e Prokurorit të Specializuar “përfshirë çdo telefonatë, mesazh apo shkëmbim tjetër në mes të [REDAKTUAR] dhe Jack Smith”

Show More

Related Articles

Back to top button