BotaLajme

Në Nju Jork nis zyrtarisht sezoni i festave

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin e Manhattanit në Nju Jork për të parë ndezjen e Pemës së Krishtlindjeve, duke shënuar zyrtarisht nisjen e sezonit të festave.

Momenti kulminant i mbrëmjes ishte numërimi mbrapsht ku 50,000 drita LED shumëngjyrëshe dhe një yll sipër pemës u ndriçua nga miliona kristale.

Por ndezja e Pemës së Krishtlindjes u bë edhe në Uashington në Shtëpinë e Bardhë ku të pranishëm ishin presidenti Joe Biden së bashku me bashkëshorten e tij.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Biden ktheu vëmendjen tek ata të cilëve u mungon një i afërm apo familjar gjatë festave.

“Ne mbajmë në zemrat tona të gjithë atyre që u mungon një person i dashur sonte dhe gjatë këtij sezoni të Krishtlindjeve. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që i ngushëllojnë dhe u japin mbështetje. Kjo është Amerika. Një komb plot talent dhe aspirata, i guximshëm dhe i patrembur. Një komb që dhemb dhe shëron, por kurrë nuk dorëzohet”, ka thënë Biden.

Kjo është ceremonia e 100-të e ndezjes së pemës së Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i 30 i SHBA-së Kellvin Kullixh priti ceremoninë e parë Kombëtare të Pemës së Krishtlindjes në vitin 1923.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button