LajmeMaqedoni

Maqedoni, më së shumti vende të lira të punës ka në veprimtaritë e shërbimeve dhe shitjeve

Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2,9 për qind, ndërsa numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 3.459, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të vitit 2022, shkalla e vendeve të lira të punës është 2,07 për qind. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.84 për qind në sektorin H – Transporti dhe deponimi, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, e cila është 0,17 për qind.

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga tre deri nëntë kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 3,22 për qind.

Show More

Related Articles

Back to top button