Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët (AA), Arben Taravari, dëshiron të mbetet në postin drejtues të kësaj partie.
Ai sot kandidaturën për president do ta dorëzojë në komisionin e partisë në selinë qendrore të ASH-së në Tetovë.
Siç njoftojnë nga partia, ai do të paraqesë kandidaturën e tij me nënshkrime mbështetjeje nga anëtarësia e partisë.
Kongresi i partisë, sipas paralajmërimeve të mëparshme, duhet të mbahet më 17 dhjetor.
Taravari është kryetar aktual i Gostivarit, ndërsa nga shtatori i këtij viti ushtrues detyre i ASH-së, pasi Ziadin Sela dha dorëheqje nga pozita udhëheqëse e ASH-së pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të parakohshme për këshilltarë në Komunën e Tetovës.
Taravari më parë ka qenë sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, ndërsa në maj të vitit 2022 është emëruar në postin e nënkryetarit. / Telegrafi