Një pako e dyshimtë pranë ambasadës ruse në Uashington ka ngritur në këmbë autoritetet amerikane dhe ekipet e emergjencës. Dhjetëra forca policie, së bashku me zjarrfikës e xhenierë të ushtrisë mbërritën në vendngjarje pas lajmërimit dhe rrethuan menjëherë zonën.
Pakoja është asgjësuar ndërkohë që ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse brenda saj kishte material të rrezikshëm që mund të rrezikonte jetën e diplomatëve rusë apo kalimtarëve të rastit.
Kjo vjen pasi Spanja njoftoi se ka rritur sigurinë pasi pako të tilla janë dërguar tek objektivat e profilit të lartë, duke përfshirë kryeministrin.
Të mërkurën, një pajisje e ngjashme shpërtheu në ambasadën e Ukrainës në Madrid duke plagosur një punonjës. Zyrtarët pretendojnë se ministri i Mbrojtjes ishte ndër objektivat e tjerë.