Në seancën e rregullt të qeverisë më 29 nëntor, qeveria miratoi më shumë se 11.5 milionë euro para buxhetore për Sh.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut për përballimin e situatës së krizës energjetike. Kjo shumë financiare vjen më pak se tre muaj pasi ekzekutivi i kishte ndarë 50 milionë euro EMV-së.
“Me këtë vendim miratohen mjete financiare në vlerë prej 700.000.000,00 denarë për Shoqërinë Aksionare për Prodhimin e Energjisë Elektrike, Elektranat e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Mjetet nga neni 1 i këtij vendimi do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022”, thuhet në vendimin, i cili u ekzekutua me transferimin e parave në llogarinë e EMV-së më 30 nëntor.
Para gati tre muajve në llogarinë e EMV-së Qeveria transferoi 3,1 miliardë denarë ose rreth 50 milionë euro. Qeveria në disa raste ka transferuar një shumë totale prej gati 80 milionë eurove. Gjatë muajit nëntor, EMV Shitje ka marrë 7.7 milionë euro të posaçme nga Qeveria për ofrimin e energjisë elektrike të subvencionuar për kompanitë e sektorit ushqimor, shkollave dhe ndërmarrjeve publike.

Kjo do të thotë se 150 milionë euro para buxhetore tashmë janë shpenzuar këtë vit për energji elektrike. Në këtë shumë nuk përfshihet ndihma e vitit të kaluar nga shteti me fillimin e krizës energjetike dhe nuk përfshihen as mjetet që EMV ka marrë për sigurimin e furnizimit me energji termike.