Në Rektoratin e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”-Shkup, sot në mëngjes filloi takimi mes këshillit për negociata, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe përfaqësuesve të Sindikatës së USHCM-së, të udhëhequr nga kryetari i saj, prof. dr Angell Ristov.
Takimi mbahet në bazë të kërkesës së Sindikatës së Universitetit të Shkupit për zgjidhje paqësore të kontestit kolektiv me ndërmjetësimin e avokates Mimoza Saltirova, në pajtim me Ligjin për zgjidhjen paqësore të kontesteve të punës.
Kryetari i Sindikatës së Sindikatave të Universitetit të Shkupit, Angell Ristov, pret që në funksion të pranimit të propozimit për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes nga Kuvendi, që themeluesi i Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, për të arritur një marrëveshje me të cilën do të përmbushen kërkesat e tyre shumëvjeçare për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në nivel të punëdhënësve – USHCM, promovimin e të drejtave të punësimit dhe rritjen e pagave të punonjësve.