LajmeRajon

Në xhamitë e Kosovës sot do të ligjërohet kundër dhunës ndaj grave

Vrasja e 35 vjeçares shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së e ka tronditur opinionin në Kosovë dhe më gjerë.

Kjo ka ngjall reagime të shumta, duke kërkuar të merren masa që të mos ndodhin më raste të tilla makabre.

E sot Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se në xhamitë në hytben e të premtes (xhumasë), do të ligjërohet kundër dhunës së grave.

Sipas BIK-ut, kjo do të bëhet me rekomandim të myftiut Naim Tërnava.

“Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot, në të gjitha xhamitë anekënd Kosovës, në hytben e xhumasë, do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës. E një rast tjetër tragjik, ndodhi javën e kaluar në Prishtinë.

Dyshohet se jetën gruas ia mori bashkëshorti, duke e mbytur me sëpatë.

Show More

Related Articles

Back to top button