LajmeRajon

Haxhiu jep detaje par takimin me presidenten: Prokuroria dështoi në rastin e vrasjes së 35-vjeçares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dhënë detaje për takimin e thirrur nga e para e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo u ka thënë gazetarëve se qëllimi i takimit është adresimi i rritjes së numit të vrasjeve si dhe rolin e institucioneve në këtë drejtim.

Sipas saj, në rastin e vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e Gjinekologjisë, ka pasur dështim zinxhiror, por që janë në pritje të një raporti.

Haxhiu ka sqaruar se Prokuroria ka dështuar që ta parandalojë këtë rast ngase siç tha ajo krimineli është liruar në procedurë të rregullt edhe pse ka pasur prova për dhunë në familje.

Kur foli për mundësinë e dorëheqjes ajo tha se MD-ja i ka kryer të gjitha kompetencat që ka.

Show More

Related Articles

Back to top button