BotaLajme

Luftimet në Ukrainë hyjnë në ditën e 100-të, bombardimet vazhdojnë në lindje

Rusia po arrin “sukses taktik” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, por kjo ka një “kosto të konsiderueshme burimesh”, bëri të ditur të premten Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas kësaj ministrie, mbeten pyetjet rreth vendimit të Moskës për të përqendruar kaq shumë “forcë dhe zjarre” në një pjesë të vetme të fushatës së përgjithshme, shkruan BBC të premten.

Duke parë 100 ditët që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, Ministria e Mbrojtjes u kujton gjithashtu njerëzve se plani origjinal i presidentit rus, Vladimir Putinit – për të kapur kryeqytetin Kiev dhe për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës ka dështuar.

Megjithatë, 90% e Luhanskut – pjesë e rajonit të Donbasit tani kontrollohet nga Rusia, thuhet në përditësimin.

“Dhe ka të ngjarë që Putini të ketë kontroll të plotë të zonës në dy javët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.© KOHA

Show More

Related Articles

Back to top button