LajmeRajon

Berisha: Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të premte se opozita shqiptare do të koordinohet me opozitën e vendeve të tjera për të groposur, sipas tij, sa më shpejt Ballkanin e Hapur. Berisha përshëndeti protestat në Mal të Zi kundër kësaj nisme.

“Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur. Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit. Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten.  E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme. Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçiç e ka vendin në Hagë“, tha Berisha./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button