Oferta amerikane e paqes refuzohet nga Rusia. Kremlini reagoi ndaj ofertës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për një takim me homologun, Vlladimir Putin, duke njoftuar se kushtet janë të papranueshme. Megjithatë, Rusia shprehet e hapur për të rinisur bisedimet e paqes me Ukrainën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nënvizoi se Moska e konsideron rrugën paqësore diplomatike si më të preferuarën për të arritur objektivat e saj. Por vendosi dhe një kusht, kryesisht për Shtetet e Bashkuara, që të njohin si territor të Federatës Ruse, rajonet ukrainase të aneksuara së fundmi. “Biden tha se bisedimet janë të mundura vetëm kur Putin të largohet nga Ukraina. Kremlini nuk është gati për këtë dhe operacioni special ushtarak do të vijojë,” u shpreh Peskov.
Read Next
2 hours ago
Khamenei kërkon eliminimin e Netanjahut
2 hours ago
Taravari: Për gjashtë muaj në Spitalin e Gostivarit janë investuar rreth 400 mijë euro
3 hours ago
Të dhëna alarmante, mbi 62% e grave në Maqedoni ishin viktima të dhunës kibernetike
3 hours ago
Taravari: Funksionarë të BDI-së po lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë
3 hours ago
Kryeministri i Gjeorgjisë shkarkon ministrin e Jashtëm dhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit
3 hours ago
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
3 hours ago
Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
3 hours ago
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
4 hours ago
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
4 hours ago