GostivarLajme

DAP dhuron pajisje për qendrën “Blue Puzzle”/ Emini: Shoqatat mos i keqpërdorin fëmijët me nevoja ndryshe

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka dhuruar pajisje për shoqatën e prindërve me fëmijë me autizëm “Blue Puzzle” në Gostivar. Pajisjet janë vendosur në dhomën senzorike të kësaj qendre dhe vijnë nga kontributi i të gjithë të punësuarve pranë këtij institucioni, i cili para disa ditësh shënoi “Ditën e punonjësve tatimor”.

Me këtë rast në Gostivar kanë qendruar drejtoresha dhe zv.drejtori i DAP-it, Sanja Llukarevska dhe Abdylselam Selami, të cilët theksuan se ndihma e tyre ka shkuar në vendin e duhur.

“Dua të ju falenderohem të gjithë kolegëve të cilët që janë pjesë e këtij akcioni humanitar. Këtë vit kemi dhuruar pajijse te shoqata e prindërve me fëmijë me autizëm ‘Blue Puzzle’, këtu në Gostivar dhe vërtetë ndjehem mirë pasi të gjithë ato pajijse që kemi dhuruar, nënkupton ndihmë në çdo formë për prindërit dhe fëmijët. Kishim prezentim të shkëlqyeshëm nga të punësuarit këtu te shoqata dhe mendojë se jemi duke ndihmuar atje ku është më e nevojshme çdo vitë”, deklaroi Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Valon Emini drejtues i shoqatës së prindërve me fëmijë me autizëm “Blue Puzzle” në Gostivar, theksoi se aktualisht të gjitha shërbimet i mbulojnë me mjete vetanake. Ai sqaron se prindërit nuk paguajnë për asnjë terapi të cilat në muaj për mbi 30 fëmijë që e vizitojnë qendrën si kosto do të ishin mbi 20.000 euro. Emini me këtë rast u bëri thirrje shoqatave tjera që merren me personat me nevoja ndryshe, të mos i keqpërdorin të njejtit, për siç tha, qëllime dhe përfitime personale.

“Kemi arritur të bëjmë një investim me vlerë prej 650.000 euro duke e ruajtur dhe duke e respektuar identitetin e fëmijëve. Prandaj, ju bëjë thirrje të gjitha shoqatave ta kenë parasyshë se secili emër, secili fëmijë vlenë. Tash jemi në fazë të tranzicionit nga faza e trajnimit te ajo e licencimit të shërbimeve nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe me partnetin tonë, Komunën e Gostivarit. Momentalisht terapitë që bëhen janë falas, prindërit nuk paguajnë ndërsa ajo terapi që do të duheshte prindërit ta paguajnë kushtron prej 600 deri në 800 euro. Këto lloj terapishë nuk i kemi askund në Ballkan duke nisur që me burimet njerëzore që e kemi”, deklaroi Valon Emini, drejtues i shoqatës së prindërve me fëmijë me autizëm “Blue Puzzle”.

Emini u bëri thirrje edhe institucionev tjera publike ta ndjekin shembullin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Ndryshe, në qendrën “Blue Puzzle” e cila filloi zyrtarisht me punë gjatë këtij viti, çdo fëmijë trajtohet në mënyrë idividuale nga persona profesionistë. Nëse është fillestar, me një fëmijë brenda një dite punojnë nga dy terapistë.

Show More

Related Articles

Back to top button