
I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sokol Halili ka vrarë veten sot para Policisë, duke refuzuar të dorëzohet.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se “Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”.
Sipas tij, Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Policor i Kosovës vazhdojnë hetimet për zbulimin e rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.