Adnan Aliu dhe Emin Xhaferi, dy mjeshtrit e kavallit nga Gostivari, janë kthyer me dy çmime nga Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2022”. Ata janë dekoruar me çmimin për “Instrumentalin më të mirë” dhe “Grupi më autentik”, në një garë ku pjesëmarrës kanë qenë 45 raposdë, këngëtarë e grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare. Aliu thotë se ky festival ka peshë shumë të rëndësishme pasi organizohet për nderë të 28 Nëntorit, një datë historike e popullit shqiptar, kurse figurë kryesore e festivalit është heroi ynë kombëtar Adem Jashari.
“Festivali ‘Rapsodia Shqiptare’ që mbahet në Skenderaj është njëri ndër festivalet më të mira në trojet shqiptare pasi që aty vlerësohet gjithçka që është burimore dhe që është rapsodike. Festivali u mbajtë me datat 26,27 dhe 28 nëntor, për nderë të festave të Nëntorit, dhe pikërisht në Skenderaj, në Prekaz te legjendari ynë, heroi Adem Jashari. Nga juria profesionale ne u vlerësuam me dy çmime, edhe atë: Instrumentali më i mirë dhe Grupi më autentik. Ne aty preznetuam instrumentin më të lashtë Ilir, që është Okarina ilire: fyellin, kavallin dhe gajden dhe veshjen e Rekës së Epërme. Këto instrumente dhe kjo vjeshje u vlerësuan nga juria me dy çmime në këtë festival”, deklaron Adnan Aliu, mjeshtër i kavallit.
Aliu thotë se ata janë ndoshta gjenerata e fundit që interpretojnë me këto instrumente burimore shqiptare në të gjitha trevat shqiptare. Ai thotë se janë të gatshëm me kolegun e tij, të mësojnë gjeneratat e reja në këto instrumente.
“Fatkeqësisht, në të gjitha trojet shqiptare për interpretim dhe prodhim të këtyre instrumenteve nuk ka, jemi gjenerata e fundit por ne urojmë që pas nesh të ketë edhe trashigimtarë të tjerë që ta vazhdojnë këtë traditë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm që të ju ndihmojmë gjeneratave tjera dhe nga këtu bëj thirrje për secilin që ka dëshirë për të mësuar këto instrumente, janë të mirëseardhur, pasi që janë instrumente tona më të vjetra dhe ne nëpërmjet tyre ruajmë traditën dhe historinë e popullit shqiptar”, deklaron më tej Aliu.
Çmime gjithandej, por pa mbështetje institucionale, thotë Aliu. Pjesëmarrës kanë qenë edhe në festivale ndërkombëtare dhe gjithmonë janë kthyer me çmime, por edhe harxhimet i mbulojnë vetë.
“Mbështetje institucionale fatkeqësisht nuk kemi, ne gjithçka bëjmë në mënyrë vullnetare dhe prezentohemi me gjithë kënaqësinë dhe vullnetin vetëm që ti preznetojmë këto instrumented he folklorin tonë. Kjo gjë vlerësohet nga juria dhe preznetojmë Gostivarin dhe sjellim çmime të para. Nuk është festivali i parë që marrim çmime të para, pasi kemi marrë çmime të para edhe në festival ndërkombëtare sin ë atë të Parisit, të Polonisë, Sllovakisë, festival ku prezentohet kultura dhe tradita e popujve tjerë, por populli shqiptar është shumë i lashtë dhe gjithmonë arritjet tona janë çmimet er para”, thekson Aliu.
Ndryshe, sivjet ka qenë edicioni i XVII-të i Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj”, nga ku dy raposdët gostivaras u kthyen me dy çmime.