“Gjatë ditës së djeshme (02.12.2022) në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është kryer aksion kontroll në automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve. nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi. Gjatë kontrollit janë konstatuar 47 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa dy vetura janë përjashtuar nga qarkullimi.
Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, njoftojnë nga MPJ-ja.