BotaLajme

Më shumë se 100 mijë kërkesa për azil në Austri

Numri i kërkesave për azil të pranuara në Austri ka arritur një nivel rekord prej më shumë se 100 mijë kërkesash.

E përditshmja vjeneze “Estereich” njoftoi se deri në fund të nëntorit kanë aplikuar për azil gjithsej 101.431 persona, që është numri më i lartë në 66 vitet e fundit.

Një numër më i madh i kërkesave të dorëzuara për azil në Austri është regjistruar për herë të fundit në vitin 1956, kur janë dorëzuar 170,679 kërkesa.

Eksperti i azilit Lukas Galeitner beson se autoritetet hungareze janë përgjegjëse për këtë histori. Megjithatë, fajtori i vërtetë është praktika e autoriteteve austriake në kufirin austro-hungarez./Euronews.al

Show More

Related Articles

Back to top button