GostivarLajme

Kryetari Arben Taravari formoi Grupin punues për hartimin e planit lokal aksional për personat me nevoja të veçanta

Në ditën botërore të personave me nevoja të veçanta, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari nënshkroi Aktivendimin me të cilin formohet Grupi punues për hartimin e planit aksional për personat me nevoja të veçanta në përbërje prej 6 anëtarë.

Sipas vendimit në fuqi, me këtë dokument strategjik do të përmirësohet cilësia e jetës së presonave me nevoja të veçanta, kurse grupi i sapo formuar obligohet të hartojë Plan aksional për personat me nevoja të veçanta që do të përmbajë nevojat, zgjidhjet, synimet dhe prioritetet e identifikuara në mënyrë që pushteti lokal dhe organizatat e personave me nevoja ndryshe të avancojnë pozitën e personave me nevoja të veçanta në komunitet.

Po ashtu do të ngrihet një sistem vlerësimi i nevojave specifike që do të përfshijë konstatim dhe mendim me vlerësim të nevojave specifike të personave me nevoja të veçanta, mendim dhe vlerësim të statusit të invalitetit si dhe qasje në përputhje me rregullin 5 të Rregullave standarde të OKB-së për barazimin e mundësive për personat me nevoja të veçanta.

Grupi punues do të përcajtojë edhe gjendjen faktike në territorin e Komunës së Gostivarit me qasshmërinë për personat me nevoja të veçanta duke i kushtuar vëmendje sinjalizimit verikal dhe horizontal të shtigjeve të këmbësorëve, trotuareve dhe vendeve të parkimit per personat me nevoaja të veçanta, trotuare të ulura me kryqëzime dhe vendkalime për këmbësorë, sinjalizim zanor në semafor dhe qasshmëria e institucioneve që veprojnë në territorin e Komunës së Gostivarit për personat me nevoja të veçanta.

Grupi përbëher prej koordinatorit Afrim Iljazi dhe anëtarëve Bujar Aliu, Jetmir Aliu, Margerita Millosheska, Samir Gërble dhe Xhevat Fejzuli.

Show More

Related Articles

Back to top button