LajmeRajon

Sot mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën energjetike

Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës pas konstituimit.

Ky komision do të mundë të intervistojë krerët e institucioneve, partive politike, ndërmarrjeve publike e ambasadorë kosovarë.

Gjatë mbledhjes së konstituimit, kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj, u kishte kërkuar anëtarëve angazhim maksimal, pasi dinamika e punës së këtij komisioni është shumë më e madhe.

Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala – zv.kryesues, Eliza Hoxha – anëtare, Besian Mustafa – anëtar, Pal Lekaj – anëtar, Artan Abrashi – anëtar, Enver Haliti – anëtar, Jeta Stratovci – anëtare, Mimoza Kusari-Lila – anëtare, Adem Hoxha – anëtar dhe Fridon Lala – anëtar. /eo/

Show More

Related Articles

Back to top button