LajmeMaqedoni

RMV, të hënën mbaron afati i studentëve për të aplikuar për bursa, vlera e të cilave arrin deri 18 mijë denarë

Studentët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi deri më 5 dhjetor të aplikojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të fituar bursë, e cila si mbështetje financiare te studentët do të shpërndahet nëntë muaj të këtij viti akademik, transmeton Portalb.mk.

Konkursi është shpallur në faqen zyrtare të MASH-it, ndërsa aplikimi do të jetë vetëm në formë elektronike KËTU. Vlera e bursave në disa kategori do të arrijë deri 18 mijë denarë. Vlera e tillë është edhe për 30 bursat e studentëve të kimisë, 20 të fizikës dhe 20 të matematikës. Kë bëjnë pjesë edhe studentët e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë.

Ministria ka sqaruar që në vitin akademik 2022/23 do të ketë 3000 bursa për tre kategori të reja, ku përfshihen drejtime me mungesë të kuadrit.

Vlera e bursave fillon prej 6 050 denarëve.

“Gjithsej 1,470 bursa janë dedikuar për student të rregullt  nga kategoritë sociale. Për studentët e fushave shkencore të shkencave teknike-teknologjike, bioteknike,  shoqërore dhe humane, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për student të regjistruar në programet studimore të informatikës”, sqarojnë nga Ministria.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk