LajmeMaqedoni

Pas masave për subvencionimin e energjisë elektrike, ekspertët presin që Qeveria të shtojë kontrollet në dyqane

Pas masave për subvencionimin e energjisë elektrike, ekspertët presin që Qeveria të shtojë kontrollet në dyqane

Arsyeja pse Maqedonia ka rekord për nivelin e inflacionit është se shteti me vetëdije apo pa vetëdije ka lejuar biznesmenë të caktuar të rrisin fitimet e tyre në kurriz të qytetarëve. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimeve pa asnjë arsyetim e ka rritur inflacionin në vend në 20 për qind, që nuk mbahet mend një gjë e tillë në këto hapësira. Ekonomisti Branimir Jovanoviq për Alsat thotë se tani që industria ushqimore ka marrë çmim të subvencionuar për energjinë elektrike, Qeveria duhet të forcojë kontrollet dhe të ulë çmimet në nivel të arsyeshëm. Por Jovanoviq është skeptik se kjo do të ndodhë.

“Ne kemi kompani që nuk u intereson asgjë tjetër, përveç se si të fitojnë dhe e shfrytëzojnë këtë situatë me krizën më të madhe në dekadat e fundit për të përfituar sa më shumë. Ata përfitojnë në kurrizin e të varfërve, duke rritur çmimet e ushqimeve më shumë se ç ‘duhet. Ndërsa nga ana tjetër ne kemi edhe biznesmenë në Qeveri, gjegjësisht Qeveri që punon vetëm në interes të biznesmenëve”, tha Branimir Jovanoviq ekonomist.

Kriza energjetike nisi rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe për më shumë se një vit çmimet assesi të stabilizohen. Qeveria ngriu marzhat për shitjet me shumicë dhe pakicë, por ato masa nuk patën një efekt më serioz.

Projeksionet vjeshtore të Bankës Popullore tregojnë se viti do të mbyllet me inflacion prej 14.3 për qind. Tashmë për vitin e ardhshëm, Banka Qendrore thotë se do të ketë stabilizim dhe një lloj normalizimi të situatës, por sërish do të ketë përqindje të lartë prej 9% të inflacionit. Në vitin 2024 pritet ulje e kësaj goditjeje inflacioni, kur inflacioni do të binte në 2.5 %, ndërsa në vitin 2025 mund të bjerë nën dy për qind.

Qytetarët tani presin uljen e çmimeve të ushqimeve, ndërsa nëse tregtarët nuk e bëjnë këtë, mund të përballen me gjoba të larta që mund t’i fitojnë nga Ligji i ri për Konsumatorë i cili parashikon jo vetëm gjoba në para, por edhe mbylljen e dyqaneve nëse konstatohen parregullsi./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button