Sot do të luhen dy sfida të tjera të Kupës së Botës, ku vetëm dy bileta janë të vlefshme për në çerekfinale. Japonia do të përballet me Kroacinë në orën 16:00 dhe Brazili ndaj Koresë së Jugut në orën 20:00.
Japonia ka treguar se nuk është një ekip për t’u nënvlerësuar dhe kroatët nuk do ta kenë të lehtë këtë përballje. Nga ana tjetër, Koreja e Jugut bëri një mrekulli për të qenë deri në këtë fazë, por përballë do të ketë një Brazil pretendent për të fituar këtë trofe.
Tashmë është rikthyer në stërvitje edhe Nejmari, ku pritet të jetë sot në këtë sfidë të rëndësishme.