BotaLajme

4 vjeçari humb jetën në Greqi pasi u godit nga mjeti që drejtonte i ati

Një tragjedi ka ndodhur në Lefkada , kur një traktor u përmbys pak para orës nëntë të premten në mbrëmje për shkaqe të panjohura, duke vrarë një djalë 4-vjeçar dhe duke plagosur një 16-vjeçar.

I plagosur, por jo rëndë, është drejtuesi i traktorit, babai i fëmijës fatkeq dhe daja i 16-vjeçarit.

Sipas lefkadapress.gr, traktori është përmbysur në rrugën e vështirë malore për në Agios Donatos. Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli.

Njoftimi i policisë greke:

Dje, e premte (07.10.2022), në orët e mbrëmjes, në rrugën e rrethit Syvrou Karyas në Lefkada, një traktor bujqësor i drejtuar nga një i huaj 30 vjeç, ka devijuar drejtimin e tij dhe ka rënë në një arë ngjitur, pasojë lëndime vdekjeprurëse të një të mituri (4 vjeç) i cili udhëtonte në të. Hetimet paraprake për përcaktimin e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryhen nga Drejtoria e Qarkullimit në Lefkadë. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button