Alvaro Morata ka folur për të ardhmen e tij te Juventusi, pasi është i huazuar nga Atletico Madridi, shkruan Zeri.info.
Morata të rejat për të ardhmen e tij i foli pas ndeshjes Spanjë – Portugali, në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi spanjoll tha se “nuk varet nga unë”, kur u pyet në lidhje me të ardhmen.
“Nuk mund të bëj asgjë për këtë. Gruaja dhe fëmijët e mi do të më ndjekin kudo që të duhet të shkoj. Unë kam preferenca dhe opsione, por dua të shkoj aty ku klubi është i interesuar të luajë me mua”, ka thënë Morata.
Sulmuesi ishte për dy vjet i huazuar te klubi Italian.
Morata te Juventusi është paraqitur në 48 ndeshje këtë sezon, ku ai ariti të shënojë 12 gola dhe të dhurojë nëntë asistime. /Zeri.info