Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (4.12.2022), ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 291 drejtues automjetesh.
PRej tyre, 13 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
“192 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 99 jashtë vendbanimit. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB Maqedoni.