LajmeMaqedoni

Zoran Gerasimovski dha dorëheqje nga u.d drejtor i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik

Anëtari i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së veriut, Zoran Gerasimovski dha dorëheqje nga funksioni u.d. drejtor i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.

Gerasimovski, këtë e kumtoi në fillim të mbledhjes së sotme të Këshillit gjyqësor, në rend dite të së cilës është zgjedhja e kryetarit të Këshillit gjyqësor nga votimi për zgjedhje të kryetarit të ri.

“Unanimisht u zgjodha u.d. drejtor i Akademisë, deri në zgjedhjen e drejtorit që do të ndodhë të mërkurën, ndërkaq me qëllim të mos vijë deri te stagnimi i punëve në Akademi. Në pajtim me udhëzimet e KSHPK se me zgjedhjen time ka pasur konflikt interesash, sot e parashtrova dorëheqjen time të parevokueshme nga funksioni”, deklaroi Gerasimovski.

Me qëllim që të mos prishet imazhi i funksionit, Gerasimovski theksoi se dorëheqja është e parevokueshme.

Show More

Related Articles

Back to top button