BotaLajme

100 ditë luftë në Ukrainë! Rezistencë ofensivës ruse në lindje

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 100-të këtë të premte.

Forcat ukrainase kanë arritur që të rezistojnë ndaj ofensivës ruse në qytetin kyç të Severedonjeckut, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ne kemi arritur disa suksese në betejat në Severodonjeck”, tha Zelensky një natë më parë, duke shtuar se megjithatë situata në lindje të Ukrainës vazhdon të jetë “shumë e vështirë”.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se nëse shikohet plani origjinal i Rusisë, asnjë prej objektivave strategjike të Moskës nuk është arritur.

“Forcat ruse kanë dështuar që të arrijnë objektivat fillestare për të marrë kontrollin e Kievit dhe qendrat e Qeverisë ukrainase”, tha inteligjenca britanike, duke shtuar se “rezistenca ukrainase dhe dështimit për të marrë kontrollin e aeroportit Hostomel, afër Kievit, në 24 orët e para, bën që ofensivat ruse të zmbrapseshin”.

Ndërkaq, luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin Severodonjeck, që zyrtarët kanë thënë se rusët kontrollojnë 80 për qind të territorit të qytetit, teksa forcat ukrainase po kanë vështirësi që të dëbojnë rusët.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se konflikti është bërë “një luftë shkatërruese”.

“Nga natyra, luftërat janë të paparashikueshme dhe prandaj ne vetëm duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë”, u shpreh Stoltenberg.

Ai shtoi se pret që fundi i kësaj lufte të vendoset në tavolinën e negociatave, duke shtuar se çfarë ndodh në negociata lidhet ngushtësisht me situatën në fushëbetejë.

Ndërkaq, ushtria ukrainase tha më 3 qershor se kanë bërë përparim në ofensivën kundër forcave ruse në rajonin jugor të Hersonit, duke thënë se kanë çliruar 8 kilometra “të territorit të pushtuar”.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania kanë shtuar ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën, duke premtuar sisteme të avancuara armësh.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se armët do të arrijnë në Ukrainë për tre javë, teksa forcat ukrainase po përballen me ofensivën ruse.

Ndërkaq, inteligjenca britanike theksoi se sukseset e fundit taktike të Rusisë janë arritur me një kosto të madhe të burimeve./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button