Në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e tretë Veri, në stadiumin e lagjes Aerodrom Shkup, ku u ndeshën k.f. Aerodrom – k.f. Bashkimi ka ndodhur një incident, me ç’rast në mënyrë barbare janë sulmuar fizikisht lojtarët dhe tifozët e KF Bashkimi.
Në vazhdim komunikata e lësghuar nga KF Bashkimi-Kumanovë.
“Deri ne minutën e 69-te, ndeshja rrodhi ne fryme sportive dhe pa asnjë vërejtje. Pikërisht, ne këtë minute, nga rruga, përmes pjesës administrative te stadiumit ne pjesën e tribunëve u futen 40 huligan me maska, bejsboll shkopinj, thika, zinxhirë, gurë e mjete tjera metalike, ku sulmuan në mënyre shtazarake shikuesit/tifozët shqiptar dhe të tjerët që ishin në tribinën e stadiumit. Ekipi nikoqir, nuk kishte arritur të siguroj asnjë kusht për sigurinë e shikuesve (as kujdestar rendi, as polici, as persona të sigurimit fizik) dhe duke shfrytëzuar këto lëshime skandaloze, huliganët e kishin fare të lehtë të depërtojnë dhe të realizojnë sulmin e tyre. Është vetëm mrekullia e Zotit, që nuk kemi viktima dhe e tëra kaloi me lëndime dhe dëme materiale. Gurët dhe shkopinjtë përfunduan edhe në teren, duke rrezikuar edhe jetën e vetë lojtareve tanë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kryesia e KF Bashkimi të cilët theksojnë se grupi në fjalë s’ka qene prezent në stadium, por janë organizuar jashtë saj, me te vetmin qellim, rrahjen brutale te shqiptareve në shkallet e stadiumit./Alsat.mk