LajmeSport

FIFA: Procedurë jo ndaj Zvicrës, por ndaj Serbisë!

Sipas informacioneve të gazetës zvicerane “Blick”, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka. Ndërkohë Shtëpia më e madhe botërore e futbollit, FIFA ka hapur procedurë kundër Serbisë.

Të hënën pasdite, do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit për “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës. Këto janë nenet 12, 13 dhe 16.

Neni 12 ka të bëjë me sjelljet jo të mira nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojë.

Show More

Related Articles

Back to top button