GostivarLajme

Komuna e Gostivarit organizoi punëtori kreative për personat me aftësi të veçanta

Shoqërim, pikturë e lojra të ndryshme kreative janë zhvilluar në Qendrën Multifunksionale për Shërbime Sociale në Gostivar. Në punëtori merrnin pjesë personat me nevoja të veçanta nga të gjitha shoqatat që punojnë me këta persona. Punëtoria erdhi nën organizim të departmenti për punë sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve pranë komunës së Gostivarit. Imërlije Saliu nga ky department bëri të ditur se organizimi vjen për përkujtim të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta.

Margarita Millosheska nga Qendra e resurseve të prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta në Gostivar sqaron se zyrtarisht Qendra multifunksionale ende nuk ka filluar me punë pasi presin licencën, por kanë filluar me ofrimin e shërbimeve, për çka tanimë janë punësuar 12 persona.

“Qendra ende nuk është lëshuar në përdorim pasi e presim licencën. Ne kemi të punësuar 12 persona për përkujdesje të cilët tanimë kanë filluar me punë. Do të doja ta shfrytëzojë këtë rast dhe t’u bëjë thirrje qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi për çfardo diagnoze, sklerozë të shumëfishtë, sëmundje Alzheimer, persona me pengesa në zhvillim, personat me karcionm, të na paraqiten dhe ne pastaj të mundemi të ju dërgojmë ndonjërin nga personeli ynë që të shkojë për ti ndihmuar”, tha Margarita Millosheska nga Qendra e resurseve të prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta

Në bazë të të dhënave të Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar ka 240 familje me fëmijë me nevoja të veçanta që pranojnë ndihmë financiare nga shteti. Azbi Shaqiri, drejtor i kësaj qendre tha se ditëve në vijim si institucion do të vizitojnë çdo familje që ka fëmijë me nevoja të veçanta.

Ndryshe, të drejtën e përkujdesjes pa pagesë pranë Qendrës Multifunksionale do ta kenë ata familje që janë në gjendje të vështirë financiare, të rrezikuar social dhe nuk mund të përballojnë shpenzimet e jetesës.

Show More

Related Articles

Back to top button