GostivarLajme

Kuzhina popullore “Vita Abi” kuzhinë që nuk ndalet së ndihmuari nevojtarët

Kuzhina popullore “Vita Abi” tanimë për një kohë të gjatë, çdo të shtunë shtron drekë falas për personat me aftësi të veçanta në Gostivar. E poashtu, në ditë të rëndësishme për këta persona dhe organizime të ndryshme, kjo kuzhinë gjithmonë gjindet pranë tyre dhe u përgatit ushqim. Rasti i fundit që kuzhina “Vita Abi” dhuroi ushqim për këta persona ishte gjatë punëtorisë që sot organizoi komuna e Gostivarit për personat me aftësi të veçanta. Zulkani Shabani, pronar i kuzhinës “Vita Abi”, tha se në këto vepra humane ai vazhdimisht ka pasur mbështetje të popullatës dhe mërgimtarëve. Sa të kem jetë, thotë ai, unë do vazhdojë të ndodhem pranë këtyre fëmijëve.

Margarita Miloshseska nga Qendra e resurseve të prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta në Gostivar, dëshmon se për çdo javë me dhjetëra fëmijë me nevoja të veçanta dhe prindër të tyre, janë mysafirë të kuzhinës popullore “Vita Abi”. Ajo falenderon pronarin e kësaj kuzhine Zulkani Shabani, i cili përveç ushqimit, është i gatshëm ti ndihmoj ata me gjithçka kanë nevojë.

“Dua publikisht të falenderojë zotëriun i cili na përkrah në çdo aktivitet tonin. Sot, siç e shihni ai vetë u ofrua të sjellë ushqim për të gjithë fëmijët për këtë organizim që kishim me rastin e 3 dhjetorit – ditës ndërkombëtare të fëmijëve me nevoja të veçanta. Dua të theksoj edhe atë se ky zotëri na fton së bashku me fëmijët çddo të shtunë për drekë dhe mund të them se ka 4 deri 5 të shtuna që ne shkojmë dhe ai na shërben falas me ushqim neve prindërve dhe fëmijët tanë”, tha Margarita Millosheska nga Qendra e resurseve të prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta .

Ndryshe, Kuzhina Popullore “Vita Abi” përpos personave me aftësi të veçanta, me ushqim ndihmon edhe me qindra individ e familje nevojtare nga Gostivari me rrethinë.

Show More

Related Articles

Back to top button