Tirana do të presë sot (e martë) liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, për samitin BE – Ballkani Perëndimor.
Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë samit e kryeson kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndryshe, kryeministri Edi Rama ka thënë të hënën se gjithçka është gati për të mirëpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri.
Ndërsa Policia e Shqipërisë, ka bërë të ditur se do të ketë kufizim të qarkullimit në disa akse rrugore.
Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.