
Rreth 600 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Vlorë janë nisur drejt kryeqytetit për protestën që do të zhvilloi sot opozita në orën 12:00.
Rreth 200 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga dega e kësaj partie në Selenicë.
Përsa i përketë qarkut të Vlorës mësohet se janë nisur mbi 1000 antarë dhe simpatizantë drejt protestës. Organizimi në mënyrë private, me makinat e tyre personale duke u rregjistruar në degët e partisë në qark. Janë nisur herët në mëngjesë për të shmangur bllokimin e rrugëve në kryeqytet.