Barcelona ka prezantuar fanellat e reja si vendase për edicionin 2022/23.
Prezantimi i fanellave u bë në faqen zyrtare të klubit spanjoll në rrjetet socale.
Fillimisht Barcelona ka prezantuar fanellat e reja, të cilat do të përdoren për ndeshjet e saj si vendase.
Fanella e re e Barcelonës është me ngjyrë të kaltër të mbyllët, me vijat e ngjyrave tradicionale kuq dhe kaltër normal.
Kjo fanellë e re e gjigandit spanjoll është si e ngjashme me atë të sezonit 2002/2003, në kohën e Ronaldinhos, Decos e Eto’s.
Fanella është prezantuar nga dy talentet e mëdhenj të Barcelonës, Pedri dhe Ansu Fati.
Kujtojmë se, Barcelona e ka mbyllur këtë edicion pa asnjë trofe të fituar. /Zeri.info/