Kompania gjermane e energjisë RVE ka nisur procedurat e arbitrazhit kundër Gazpromit të Rusisë për shkak të mosekzekutimit të dërgesave të gazit, tha zëdhënësi i RVE.
Deklarata erdhi pasi kompania gjermane Uniper nisi një proces arbitrazhi javën e kaluar duke kërkuar miliarda euro dëme nga Gazprom për gazin e padërguar.
Krahasuar me Uniper, RVE është dukshëm më pak e varur nga gazi rus. Marrëveshja parashikon që deri në vitin 2023 ajo do të marrë 15 teravat orë (TWh) gaz nga Gazprom dhe që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, kjo sasi është ulur në 4 TWh.
“Në rast të një ndërprerjeje të plotë të furnizimit me gaz rus, ne llogarisim se prokurimi nga burime të tjera të atyre 4 TWh sasive të padorëzuara do të kushtonte të paktën 400 milionë euro shtesë,” shkroi Martin Tessier, një analist në konsulencën Stifel Research. ne qershor te ketij viti..
Kompania Uniper, e cila pësoi humbje prej rreth 11.6 miliardë eurosh pas ndërprerjes së gazit rus në gusht, ka nevojë për 200 TWh gaz. Gazprom nuk iu përgjigj një kërkese për koment, por as kompania gjermane, importuesi i gazit, nuk konfirmoi nëse kishte filluar procedura e arbitrazhit.