LajmeSport

Pogba largohet si futbollist i lirë nga United, por klubi e shpërblen me miliona euro për besnikër

Paul Pogba është larguar nga Manchester United pas pesë viteve qëndrim në Old Traford.

Mesfushori francez ka mbetur futbollist i lirë pasi kontrata me Djajtë e Kuq i skadoi dhe nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e saj.

Drejtuesit e klubit anglez tentuan me çdo kusht ta mbanin francezin në Old Traford por një gjë e tillë ishte e pamundur.

29-vjeçari kishte disa klauzola në kontratën e tij me United ku ka pasur fitime të mëdha.

Bonusin e fundit Pogba e ka marrë krejt në fund të kontratës, bonus që u arrit për besnikëri ndaj klubit.

Siç ka zbuluar mediumi anglez Daily Mail, lojtari francez do të fitoj një bonus besnikërie prej 4.4 milionë euro nga United.

Ky bonus u arrit pasi në kontratën e Pogbas ishte si besnikëri në mbetet në Old Traford deri në fundin e kontratës.

Në Angli u cilësua si bonus i çuditshëm, megjithatë Pogba ka fituar një shumë të konsiderueshme të parave për respektim të kontratës deri në fund të saj.

Francezi pritet të rikthehet te Juventusi në Serie A, skuadër që ka fituar garën për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button