LajmeRajon

Një qytetar godet me grusht Sali Berishën

Një qytetar ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha mesditën e sotme teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

Mësohet se qytetari e ka goditur Berishën me grusht në fytyrë dhe kryedemokrati është gjakosur.

Situata aktualisht në protestë është e tensionuar, pasi mbështetës dhe simpatizantë të PD-së kanë dhunuar agresorin.

Situata aktualisht në protestë është e tensionuar, pasi mbështetës dhe simpatizantë të PD-së kanë dhunuar agresorin.

Nuk dihet ende identiteti i personit që sulmoi kreun e PD-së.

Pas sulmit Berisha u shpreh se asgjë në botë nuk i mposht.

“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”, u shpreh Berisha.

Personi që grushtoi Sali Berishën gjatë protestës u shoqërua në fillim drejt selisë blu.

Në selinë e PD-së mbërritën menjëherë forcat e policisë. Shtetasi shfaqet i gjakosur dhe disa minuta më vonë në seli ka mbërritur ambulanca, për t’i dhënë ndihmën e parë.

Policia njofton se po punohet për identifikimin e autorit, sapo të mjekohet./ euronews

Show More

Related Articles

Back to top button