BotaLajme

Panik në ambasadat ukrainase në Danimarkë dhe Rumani, gjenden sërish “pako të përgjakshme”

Ambasadat e Ukrainës në Danimarkë dhe Rumani kanë marrë “pako të përgjakshme”, sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba. Misioneve ukrainase në disa vende europiane u janë dërguar pako që përmbajnë sy kafshësh, të mbuluara ngjyrë të kuqe që ngjan si gjak, sipas skynews.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë. Javën e kaluar, një letër-bombë iu dërgua ambasadës së Ukrainës në Madrid, Spanjë.

“Letra-bomb” të ngjashme u dërguan në ndërtesa të tjera në Spanjë, duke përfshirë ambasadën amerikane, ministrinë e mbrojtjes dhe një kompani armësh që prodhon raketahedhës të dhuruara në Ukrainë. /abcnews

Show More

Related Articles

Back to top button