LajmeMaqedoni

Aksident tragjik në Zhelinë, ndërroi jetë 50-vjeçari

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një burrë i moshës 50-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti në rrugën lokale të Zhelinës.

“Në SPB të Tetovës në orën 20:30 është raportuar se në rrugën lokale në Zhelinë një automjet motorik i pasagjerëve ka goditur për vdekje një këmbësor të moshës 50 vjeçare. Pas aksidentit të raportuar në polici, është thirrur ekipi i ndihmës së shpejtë që ka konstatuar vdekjen e 50-vjeçarit” informoi Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë.

“Dje (02-qershor) në ora 20:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Zhelinë të Tetovës, vetura “BMW” me targa të Tetovës, në pronësi të personit D.F. (42) nga ky fshat, e drejtuar nga person që e kishte lëshuar vendin e ngjarjes, ka goditur këmbësorin 50-vjeçar Z.S., nga i njëjti fshat. Këmbësori ka marrë plagë vdekjeprurëse nga të cilat
ka ndërruar jetë në vend. Mbrëmë (02-qershor) në ora 22:15 pronari i automjetit D.F. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB Tetovë. Në vendin e ngjarjes kanë kryer kontrolle edhe ekipet e Prokurorisë, ndërsa trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

Show More

Related Articles

Back to top button