LajmeRajon

Rama reagon për sulmin fizik ndaj Berishës: Akt i pajustifikueshëm dhe i patolerueshëm

Dhuna ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestë është bërë temë diskutimi dhe samitin BE – Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Qindra gazetarët e huaj që kanë mbërritur në kryeqytet për të përcjellë samitin, kanë raportuar dhe për dhunën që ndodhi disa qindra metra larg tyre, ndaj një lideri politik.

Vetë kryeminstri Edi rama ka reaguar për incidentin, duke dënuar dhunën dhe kërkuar hetim për ngjarjen.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, shkruhet në reagimin e përcjellë nga zyra për shtyp e Kryeminstrisë. /TCH

Show More

Related Articles

Back to top button