Presidenti i Turqisë, Erdogan gjeti mundësinë për të sulmuar sërish Perëndimin dhe Bashkimin Evropian si për çështje ekonomike ashtu edhe për terrorizëm, gjatë fjalimit të tij në asamblenë e përgjithshme të Konfederatës së Sindikatave të Punëdhënësve të Turqisë.
Presidenti turk foli për vendin e tij, i cili “kërcënohet në kufijtë e tij veriorë nga organizatat terroriste, është përjashtuar nga Bashkimi Evropian për arsye politike, mbetet i ekspozuar ndaj ’embargos teknologjike’ të Perëndimit, mban konflikte ushtarake aktive në lindje dhe veriu, ndërkohë që përpiqen ta tërheqin në kriza artificiale në Mesdhe dhe Egje .
Ai përmendi në një pikë tjetër të fjalës së tij: “Shikoni gjendjen e Europës në ekonomi. Raftet tona nuk janë bosh në Turqi, siç janë në Evropë. Turqia ka kapërcyer të gjitha pengesat në luftën kundër terrorizmit. Edhe terrorizmin që vjen nga veriu i Sirisë, ne do t’i japim fund. Situata në Kobani ka marrë fund për ne. U thoni miqve tuaj terroristë, Turqia nuk është një vend aq pjellor për ta… ata do të mbyten sapo të përpiqen të vijnë tek ne. Kombi turk ka një karakteristikë që është shfaqur gjatë historisë: Kur shohim një kërcënim për mbijetesën tonë, ne kemi aftësinë të bëjmë shkurtime dhe të arrijmë fitore që askush nuk i priste”.