LajmeMaqedoni

Geer: E ardhmja e RMV-së në strukturat e BE-së mbështetet në përfshirjen e të rinjve

Ambasadori Geer takoi nga afër dhe bisedoi me 10 të rinjtë nga Maqedonia e Veriut të zgjedhur si Ambasadorë të rijnë në kuadër të rrjetit  “Young European Ambassadors” (YEA). Kjo është gjenerata e tretë e rrjetit YEA, program ky cili zbatohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor (RMV, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Bosnja dhe Hercegovina), shkruan Portalb.mk.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, kërkoi nga të rinjtë aktivistë të zgjedhur si YEA (Ambasadorë të rinj evropian), të jenë pjesë e ndërtimit të një Evrope më të mirë. Ambasadori Geer, u kërkoi të rinjve të jenë aktiv me kreativitetin e tyre në komunitetin ku ata jetojnë, të kyçen në debatet publike dhe të paraqesin vizionin e tyre për të ardhmen, një e ardhme e qëndrueshme dhe me prosperitet e cila duhet të bazohet mbi vlerat demokratike

“Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një projekt paqeje që bënë bashkë njerëzit në Evropë. Por në të njëjtën kohë pjesë e rëndësishme e këtij projekti ka qenë edhe aspekti ekonomik, i dizajnuar për të sjellë prosperitet. Ne gjithashtu duhet ti bashkojmë fuqitë tona për tu bërë ballë sfidave të reja. Bashkimi Evropian, me gjasë ka tjetër kuptim për ju e tjetër për mua. Është e rëndësishme që ju të investoni në atë që duhet të jetë, një union vlerash që i respekton të drejtat e njeriut, lirinë fondamentale, sundimin e ligjit. Duhet të jetë një union që i bashkon njerëzit, mundëson prosperitet, ndihmon në ndërtimin e një standardi më të mirë jete. Duhet të jetë një union që punon për mbrojtjen e mjedisit, inovacionit, dhe një union që është aktivë në botë, duke pas për qëllim paqen dhe lirinë”, deklaroi para të rinjve Ambasadori i BE-së, David Geer.

Më tej Ambasadori Geer theksoi se të rinjtë janë krijues të ideve, ata qëndrojnë për ndryshim, mundësi më të mira dhe se e ardhmja e RMV-së në strukturat e BE-së mbështetet në përfshirjen e tyre dhe aftësitë e tyre do të kontribuojnë në sfidat dhe përparimin e shpejtë me të cilin përballemi sot.

Entuziastë për të ndarë versionin e tyre të së ardhmes dhe me dëshirë të madhe për të mësuar më shumë nga njëri-tjetri, u shprehen edhe të rinjtë e zgjedhur në rrjetin YEA.

“Të jem Ambasadore e re evropiane më jep mundësinë të flas në zërin e rinisë dhe që të rinjtë sa më lehtë të marrin aksione dhe ta ngrenë zërin. Dua që të gjithë së bashku të krijojmë një mjedis më të mirë, divers dhe të bashkuar në të njëjtën kohë, komunitet të shëndosh dhe me vetëdije ekologjike”, deklaroi Angela Sharenkova, një nga ambasadoret e reja evropiane.

“Të kandidoj për programin e Ambasadorëve të rinj evropianë më motivoi vet mendimi se për të ardhme më të mirë kemi nevojë për rini të përgatitur të cilët dinë ti dallojnë mundësitë e mira dhe ti shfrytëzojnë ato për ndryshime pozitive. Fillimisht tek vetja dhe pastaj në shoqëri. Vlerësojë se aktualisht një ndër detyrat e mia më të rëndësishme është pikërisht kjo- ta njoftojë rininë në qytetin tim por edhe në mbarë vendin për vlerat e Bashkimit Evropian dhe mënyrat se si ata mundet të kyçen në edukim dhe zhvillimin e tyre”, u shpreh Veronika Gijovska, një tjetër ambasadore e re evropiane.

YEA-të kanë prapavijë të ndryshme profesionale dhe etnike, gjinore e të tjera, megjithatë ata të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: Ballkan Perëndimor të bashkuar në diversitet, duke mësuar për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku. Të rinjtë vizionin e tyre e shprehin duke promovuar aktivizimin brenda komuniteteve të tyre lokale, duke ndjekur projekte krijuese, duke përvetësuar aftësi të reja, duke u lidhur nëpërmjet mediave sociale, duke organizuar ngjarje frymëzuese – gjithmonë të nxitura nga ideja se aktivizim në rini është forca më e fuqishme e ndryshimit shoqëror. Rrjeti YEA-s është një nismë jopolitike, aktive e themeluar në vitin 2020 si pjesë e Programit Rajonal të Komunikimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor – WeBalkans.eu.

Show More

Related Articles

Back to top button