BotaLajmeRajon

Mediat e huaja jehonë samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Samiti i mbajtur në Tiranë më 6 dhjetor mes liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor është pasqyruar dhe i është bërë jehonë gjerësisht edhe në  mediat ndërkombëtare.

Në Evropë, agjencia italiane e lajmeve “ANSA” ka veçuar thirrjen e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, drejtuar vendeve të Ballkanit se është koha të  zgjedhin mes BE-së ose Rusisë dhe Kinës.

”Associated Press” ka vënë theksin tek përshpejtimi I procesit të pranimit të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Edhe Agjencia e lajmeve, Reuters, shkruan se BE po përpiqet të sigurojë Ballkanin Perëndimor për integrimin në Union mes frikës nga ndikimi I rusisë.

Al Jazeera e ka pasqyruar samitin e Tiranës me pot ë njëjtin titull, se frika ndaj ndikimit rusk a bërë bashkë në Tiranë udhëheqësit e be dhe ballkanit perëndimot.

Në dy prej gazetave më të mëdha gjermane Suddeutsche Zeitung dhe Frankfurter Allgemeine, samiti zuri titullin kryesor, ku duket se kanë tërhequr vëmendje vallet shqiptare me të cilat u pritën liderët Europian.

Samiti i Tiranës u pasqyrua edhe nga Deutche Welle, duke cituar fjalën e kancelarit gjerman Olaf Scolz, i cili foli me optimizëm për prespektivën eurpiane të rajonit./eu/

Show More

Related Articles

Back to top button