LajmeMaqedoni

Mariçiq: Me një vizion dhe plan progresiv, Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë me BE-në

Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i Lidhjes Socialdemokrat të Maqedonisë, Bojan Mariçiq, së bashku me kryetarin Dimitar Kovaçevski dhe nënkryetaren, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, morën pjesë në Samitin e liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

“Në Vjenë, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian bashkoi të gjithë liderët progresivë të rajonit dhe BE-së dhe përmes një diskutimi të frytshëm bëri një rishikim dhe analizë të vazhdueshme të zhvillimeve në Evropë, nga ku doli një mesazh i qartë se Aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE kërkon përpjekje dhe një angazhim të fortë që procesi i zgjerimit të BE-së të aktivizohet.

Zgjerimi është ende politika më e suksesshme e BE-së dhe investim në stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, por kjo duhet të konfirmohet me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Mariçiq.

Samiti u titullua “Zgjerimi për Ballkanin Perëndimor TANI – për shoqëritë civile, demokratike dhe paqësore” mblodhi së bashku liderët e partive progresive të krahut të majtë nga Evropa Juglindore, si dhe udhëheqjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Evropiane në Parlamenti Evropian.

Liderët e Ballkanit Perëndimor theksuan se presin që zgjerimi të bazohet në euroentuziazmin reformist dhe të jetë i besueshëm dhe i parashikueshëm dhe mbi të gjitha i drejtë./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button