GostivarLajme

Komuna e Gostivarit organizoi tribunë mbi dhunën me bazë gjinore

Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për dhunën ndaj grave, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Këshillin Nacional për barazi gjinore, organizuan tryezë të rrumbullakët mbi ndërgjegjësimin ndaj dhunës me bazë gjinore, ku panelistët folën mbi rëndësinë e inkurajimit të viktimave dhe dëshmitarëve të dhunës, që të raportojnë të njëjtën gjë në linjën celulare falas SOS 141 700 pa prefiks nga të gjithë operatorët e telekomunikacionit. Kjo linjë do të jetë e disponueshme edhe pas përfundimit të fushatës, tha koordinatorja për barazi gjinore pranë Komunës së Gostivarit, Azra Nuredini.

Jeton Rakipi, profesor i sociologjisë, tha se këto debate janë të mirëseardhura dhe ndihmojnë në tejkalimin e paragjykimeve, fillimisht mbi dhunën me bazë gjinore.

Njerëzit duhet të motivohen që të mos heshtin kur ndodh dhuna ndaj grave, pavarësisht nëse janë dëshmitarë apo viktima; të kapërcehet stigmatizimi dhe viktimizimi i dyfishtë i viktimave dhe të inkurajojë diskutimin publik për parandalimin dhe eliminimin e organizuar dhe gjithëpërfshirës të dhunës ndaj grave u tha në mes tjerash në tribunë.

Show More

Related Articles

Back to top button