LajmeRajon

Ministri i Jashtëm italian, telefonatë urgjente me Kurtin dhe Vuçiqin

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tajani ka treguar se me dy liderët ka biseduar në lidhje me tensionet në veri, teksa iu ka kërkuar që t’i shmangin veprimet e njëanshme.

Ai shtoi se tensionet në veri rrezikojnë stabilitetin në të gjithë rajonin.

 “Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Tajani në Twitter.

Show More

Related Articles

Back to top button