LajmeRajon

BE dhuron dy anije patrullimi/ Do të përdoren për të inspektuar sektorin e peshkimit

Dy anije janë dhuruar nga Bashkimi Europian për Ministrinë e Bujqësisë.

Mjetet lundruese do të përdoren nga Inspektoriati i Peshkimit, për patrullim. Ato janë të pajisura me të gjitha aparaturat e nevojshme në bord, për një navigim të sigurt.

Në total janë 3 milionë euro që janë ndarë për peshkatarët për të financuar përmirësimin e flotës së peshkimit, pjesë e projektit “Fishigblu”.

Nga ky projekt kanë përfituar rreth 90% e peshkatarëve në vend.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë tha se be do të vijojë të mbështesë këtë sektor, i cili jep një kontribut domethënës në vend.

Show More

Related Articles

Back to top button