Situata në veri të Republikës së Kosovës ka disa ditë që është tensionuar.
Zyrtarë të KQZ-së janë penguar me shok bomba që të kryejnë detyrën e tyre, derisa një polic i Kosovës ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Shpërthime ka pasur në vazhdimësi, ndërkohë Policia e Kosovës tashmë ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.
Një video të montimit të kamerave në shtylla elektrike e ka publikuar Kallxo.com, duke raportuar se kamerat janë vendosur me kërkesë të Policisë së Kosovës.