Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohet se tentuan t’i vënë në qarkullim para të falsifikuara në vlerë prej 53 mijë euro dhe 10 mijë dollarë amerikan.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit, njëri është shtetas i Kosovës, teksa tjetri i Maqedonisë së Veriut, njofton Klankosova.tv.
“Të dyshuarit ishin duke tentuar t’i vejnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53100 (pesëdhjetë e tremijë e njëqind euro) sidhe 10000 (dhjetë mijë dollarë amerikan)”, thuhet në njoftim.
Gjatë operacionit policor, si prova materiale që do të përdoren në procedurë të mëtejme, janë sekuestruar:
700×50 € = 35000 €,181×100 € =18100 €,100×100 $ dollarë amerikan,2 vetura dhe3 telefona.
Të gjitha veprimet janë kryer me autorizimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj me vendimin e të cilit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.